Pronari i një motoçiklete, ngjyrë bojëqielli, nuk shpresonte më të gjente mjetin e tij të vjedhur në 25 shtator të 1987-ës, në Pavia të Italisë.
 
Por, 31 vjet më vonë, vjen dhe telefonata e karabinierëve të cilët i thonë: Kemi gjetur motoçikletën tuaj.
 
Ishte ende në kushte të mira, parkuar në banesën e një të dyshuari 37-vjeçar që banonte në ‘Tizzano Val Parma’.
 
Pronari i motoçikletës është gjithashtu nga Parma, një burrë 48-vjeçar, i cili në momentin që i vodhën mjetin ishte vetëm 17 vjeç.
 
Ai kishte parkuar ‘Ciaon’ dhe kur kthehet për ta rimarrë, nuk e gjeti më. Me kalimin e kohës, humbi edhe shpresat për ta rigjetur.
 
Kur karabinierët u urdhëruan për të kontrolluar banesën e një të dyshuari, vunë re një motoçikletë pa targa dhe pa dokumente.
 
Menjëherë morën numrin e shasisë së mjetit dhe gjetën se kujt i përkiste