Një person ka njoftuar Policinë se derisa ishte duke punuar me ekskavator në një thellësi prej dy metrash ka vërejtur disa eshtra që dyshohet të jenë mbetje mortore.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bujar Roka” në Gjakovë ndërsa lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse.