Trupat e katër fëmijëve dhe tre të të rriturve janë gjetur të premten në qytetin Osmington.

Autoritetet nuk thanë se si kanë vdekur viktimat, por konfirmuan se kanë gjetur dy armë zjarri në vendin e ngjarjes.

Policia tha se nuk ka kërcënim për sigurinë publike.

“Trupat e dy të rriturve janë gjetur jashtë dhe pesë trupa janë gjetur brenda një ndërtese në pronën rurale”, tha komisionari i policisë, Chris Dawson, shkruan rel.

“Duket se ka plagë nga të shtënat, por nuk dua të shkoj më tej se kaq”, tha ai.

Nëse konfirmohet se është vrasje masive, ajo do të jetë më e rënda në Australi qëkur një masakër në Tasmania mori jetën e 35 njerëzve në vitin 1996.