Eksploruesit e thellësive të detit dërguan një nëndetëse  dron në shtratin e oqeanit për të marrë imazhet mahnitëse të luftanijes USS Indianapolis, e cila qëndron tre milje nën sipërfaqen e Detit Filipine e fundosur 72 vjet më parë.

Gjetjet nga pamjet ndihmuan ekspertët për të bashkuar momentet e fundit të anijes së Luftës së Dytë Botërore, e cila u zbulua nga bashkëthemeluesi i Microsoft Paul Allen muajin e kaluar, shkruan Indeksonline.

Anija ishte zhytur nga një silur japonez në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, më shumë se 18.000 metra nën sipërfaqen e Oqeanit Paqësor, tha Marina amerikane.

Nga pamjet e reja të droni, studiuesit kanë arritur në përfundimin se dy silurët japonezë goditën anijen, njëri prej të cilëve goditi një zonë pranë një dhome me anëtarët e ekuipazhit që ka gjasa të kenë vdekur  menjëherë pas shpërthimit.

Hulumtuesit gjithashtu zbuluan armë, mbetje torpoze dhe pjesë të avionëve që u ruajtën falë temperaturave jashtëzakonisht të ftohta në fund të detit.

USS Indianapolis, në momentet e fundit po barte një ngarkesë tepër sekrete për në brigjet e ishujve afër Japonisë.

Kjo ngarkesë thuhet se ishte bomba e tretë bërthamore që ishte planifikuar të hidhej mbi një qytet Japonez, pas atyre në Horoshima dhe Nagasaki.

Ishte një nga nëndetëset e fundit të perandorisë japoneze që e pikasi luftanijen amerikane ku edhe e fundosi menjehre.