Ashtu si ndryshon trupi ynë përgjatë viteve, në të njëjtën mënyrë duhet të ndryshojë edhe mënyra sesi kujdesemi për të. Qëllimi final: të ndihemi mirë dhe shëndetshëm, në çdo moshë
Ushqimi:
Reduktoni përdorimin e kripës.
Kontrolloni:
Forconi kockat duke bërë aktivitet fizik të paktën 30 minuta, 3 herë në javë. Pyesni instruktorin e palestrës që frekuentoni, se cilat ushtrime ndihmojnë për forcimin e tyre.
Perimetrin e belit. Çdo shifër mbi 89 cm ju vë para rrezikut për diabet të tipit 2, kolesterol të lartë dhe sëmundje të zemrës.
Aktiviteti:
Mbani të shëndetshme lidhjet tuaja shoqërore. Sipas studimeve, njerëzit që kanë lidhje të forta e të shumta shoqërore jetojnë më gjatë e më shëndetshëm.
Evitoni:
Fast food-in. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se në të 20-at, konsumohet rreth 25 % më shumë fast-food se në adoleshencë.
Djegien nga dielli. Këshillë nga ekspertët: gjeni një krem kundër diellit me të cilin edhe të ndiheni rehat, në të kundërt, bezdia që mund t’ju krijojë është një arsye shumë e mirë për të mos e përdorur
Ushqimi:
Kthejeni kalciumin në domosdoshmëri. Masa kockore mund të vazhdojë rritjen deri afër të 30-ve, gjë që e thënë ndryshe, ju jep kohë t’i ulni vetes rrezikun e një osteoporoze në moshë të thyer. Preferoni ushqimin e pasur në kalcium, ndaj suplementeve, sepse ai është edhe burim fibrash apo elementesh të tjera ushqyese. Kini parasysh se vitamina D është e domosdoshme për përthithjen e kalciumit nga organizmi.
Kontrolli mjekësor:
Në moshën 21 vjeçare, planifikoni Pap-testin tuaj të parë, pavarësisht vizitave që duhet të jenë të përvitshme te gjinekologu. Deri para pak kohësh, rekomandohej kryerja e Pap-testit brenda 3 vjetësh nga momenti që femra ishte seksualisht aktive, por së fundmi, nuk rekomandohet të kryhet para moshës 21-vjeçare.