Ballina Lifestyle Gjërat që femrat i bëjnë më mirë se meshkujt

Gjërat që femrat i bëjnë më mirë se meshkujt

Jo gjithmonë janë meshkujt ata që i bëjnë mirë të gjitha. Janë edhe femrat ato që mund të bëjnë më shumë se meshkujt.

Ja disa gjëra që femrat i bëjnë më mirë se meshkujt.

Lexojnë më shumë se meshkujt

Sipas një studimi, të kohëve të fundit nga Universiteti i Xhorxhias dhe i Kolumbisë, zbuloi se femrat janë lexuese më të mira se meshkujt. Dhe sipas tyre femrat janë më fleksible dhe të organizuara.

Shkallë më e lartë inteligjence

Sipas studimeve nga IQ ( Intelligence Qualification), u vu re se, femrat kanë shkallë më të lartë inteligjence se meshkujt.

Janë më të mira për një intervistë pune

Sipas një studimi të Universitetit, Western Ontario, është konstatuar se, femrat kanë më të afta për një intervistë pune, por edhe më të stresuara. Pse? Sepse ato përgatiten më shumë se meshkujt.

Femrat po zbukurohen gjithnjë e më shumë

Nga një studim të kohëve të fundit, është konstatuar se femrat po zbukurohen gjithnjë e më shumë se meshkujt. Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë zbukuroheni. Prandaj të dashura femra, një pikë më shumë për ju.

Janë më të kujdesshme se meshkujt në drejtimin e automjetit.

Ndoshta ju e dini këtë gjë, por në të dritare.net sjellim edhe një herë për ju një të vërtetë të madhe, se femrat janë më të kujdesshme në makinë. Rreth 77% e meshkujve, vdesin në aksidentet e trafikut.

Femrat shprehen më shumë ndaj shoqërisë

Sipas një studimi femrat janë më te hapura ndaj shoqërisë, ato flasin më shumë me shoqërinë, duke reduktuar kështu stresin, ndërkohë që meshkujt nuk flasin shumë.

Femrat e mbajnë më shumë vendin e punës se meshkujt

Sipas statistikave të Zyrës së Laborit, rreth 80% e meshkujve e humbasin vendin e punës, për arsye të ndryshme. Ndërkohë që femrat, rreth 20% , kjo pasi ato janë më të kujdesshme, të përkushtuara etj.

Hanë më shëndetshëm se meshkujt

Në një studim të bëra nga Universiteti në Minnesota, me një grup prej 140,000 njerëz, u zbulua se femrat zgjedhin ushqime më të shëndetshme se meshkujt për të konsumuar. Ndërkohë që meshkujt preferojnë, picat, sanduiçët, mishin e kuq, femrat kishin zgjedhur, frutat dhe perimet për të konsumuar.

Femrat kanë sistem imunitar më të lartë se meshkujt

Tashmë është e vërtetuar, femrat kanë sistem imunitar më të fuqishëm se meshkujt. Nëse femrave do t’u dalë ndonjë problem më trupin, ato kanë një sekret, estrogjenin. Një studim nga Universiteti i McGill, ka treguar se, estrogjeni, iu jep fuqi femrave dhe lufton infeksionet. Enzimat që ka estrogjeni, e mbrojnë trupin nga bakteret dhe viruset.

Jetojnë më gjatë se meshkujt

Duke u bazuar në një studim, të kohëve të fundit, femrat jetojnë 10 vjet më shumë se meshkujt.