Presidenti rus Vladimir Putin paraqiti një dron të ri nënujor, një raketë bërthamore me “gamë të pakufizuar”, si dhe një armë lazer luftarake. Megjithatë, ata ende nuk kanë vendosur për emrin dhe për këtë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka kërkuar nga qytetarët sugjerime, transmeton lajmi.net.

Në adresën e Ministrisë së Mbrojtjes në Tëitter janë dhënë shumë emra se si mund të quhet arma e re ruse, gjë që ka pasur nga më të ndryshmit.

Njëri kishte dhënë ide që arma të merrte emrin e presidentit Donald Trump, apo “Trump”.

Mirëpo, vëmendje ka marr propozimi “Gjoksi i Melanisë”, duke aluduar në zonjën e parë të SHBA Melanie Trump. E ky propozim nga Douglas Higgins, i cili e krijoi atë, tha se ishte thjesht “sepse ato janë të rreme”.

Propozimet ishte gjithashtu “Kolumbo”, “Hilarins”, “American Dream”, si dhe “Heshtja”, shkruan b92.