Sapo ka ndodhur një gjuatje me armë, në rrugën Ferid Bajrami afër marketit Prind në Çair njofton Pa Censurë.

Si pasojë e këtij konflikti një person ka ngelur i plagosur në gjendje të rëndë.

MPB ka mbërritur në teren dhe po inspekton rastin, i lënduari është dërguar menjëherë me ambulancën.

Deri më tani nuk ka informacione se si ka ardhur deri tek ky konflikt.