Është ndër fazat më të preferuara të harkut 24 orë të ditës për shumicën, e jo për fajin e tyre. Gjumi është gjithë çka duhet pas një rutine të lodhshme, e studimet më të fundit kanë zbuluar se çdokujt i nevojitet vetëm tetë orë qetësi totale në ditë, shkruan Bordo.al.

Pse ka rëndësi gjumi i bërë mirë? Relaksi i trupit dhe trurit shplodh zonat e të menduarit, duke bërë që dita të nisi pa strese të tepërta. Në këtë mënyrë, fokusi i kushtohet punëve të rëndësishme. Neuronet bien në gjendje qetësie për plot tetë orë, çka do të thotë se mundësia për lodhje të tepër gjatë aktivitetit ditor nuk ekziston. Kështu, rëndësia e dhënë drejtimeve të duhura, ndihmon në rritjen e nivelit të inteligjencës. Studiuesit sugjerojnë të bëni të pamundurën për të përmbushur tëtë orë gjumë, larg zhurmave apo faktorëve bezdisës. Do të shihni rezultate të menjëhershme.