Kurrë nuk do të heqim dorë nga Kosova dhe arma jonë më e madhe është këmbëngulja, ka thënë sot në Beograd drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuric.

Ai, duke folur para fillimit të koncertit “U susret Vidovdanu” (Drejt Vidovdanit), në organizim të Lëvizjes për Kosovën në Serbi (Pokret za Kosovo i Metohiju u Srbiji) ka thënë se Vidovdani është betimi serb, betim për të gjithë serbët kudo që jetojnë e punojnë.

këtë ngjarje merrnin pjesë zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës Branimir Stojanovic dhe zyrtarë nga Ambasada ruse e kineze në Beograd.

Vidovdani, theksoi Gjuric, është përkujtues dhe pasqyrë, prandaj nuk duhet habitur që vëllezërit tanë goranë përshëndesin me “Do shihemi në Vidovdan”.

“Në Vidovdan gjithmonë tregohet çdo gjë, tregohet edhe besimi e pabesimi, tregohet kush është i gatshëm të luftojë për popullin e vet dhe për Kosovën, është rast t’i porosisim të gjithë ata që frikohen, por edhe ata që shpresojnë e i gëzohen mendimit se ne mund të heqim dorë, por ne kurrë nuk do të heqim dorë nga lufta jonë për Kosovën”, citon b92 të ketë thënë Gjuric.

Ai ka thënë se “nuk do të pranojmë kurrfarë grabitjeje të vendit tonë, të qyteteve tona të bukura dhe nuk do të heqim dorë që rrugët në Pejë, Prishtinë, Prizren, Gjilan, Ferizaj… të flasin sërish serbisht”.

Gjuriq ka përsëritur sërish gënjeshtrën e madhe të Beogradit se nga Kosova gjoja janë dëbuar 250 mijë serbë.

“Serbët janë të gatshëm të presin dhe të luftojnë për Kosovën”, ka thënë Gjuric.

“Kështu sot nga Beogradi, nesër nga Graçanica, e një ditë nga Prizreni e Prishtina mund të porosisim se kurrë nuk do të heqim dorë dhe se lirinë si popull do ta presim”ka përfunduar ai.

Kryetari i Lëvizjes për Kosovën në Serbi Miroslav Stojanoviq ka thënë se Vidovdani është datë mitike me përplot simbolikë diku shtuar se “nuk duhet harruar se jemi nga Kosova e jonë”.