Shkruan Medai Shaholli

Mësa kemi parë dhe dëgjuar në mbarë hapësirën shqiptare jashtë Shqipërisë administrative, pas shpalljes së pluralizmit dhe fjalës së lirë , u shfaq hapur kategoria e gjysmë analfabetëve duke shtuar radhët e tyre gjithandej. Madje, ata kanë mbirë si kërpudhat pas shiut. Sikur të mos mjaftonte me kaq, ata kanë ecur edhe më tej, duke gjetur qasje të lirë mediet të shkruara me paraqitjet e tyre si analistë politikë.

Mediokritetin e këtyre alamet analistëve gjysmë analfabetë shqiptarë e mirëpret dhe e pëlqen armata e gjysmë analfabetëve intelektualë mediokër dhe injoranca në mbarë Iliridën.
Vlerësohen dhe çmohen opinione të nivelit të ulët analitik dhe shkel e shko, sipas shijes dhe mendësisë së tyre.

Këto opinione dhe analiza nga kjo kategori analistësh nëpër portale të ndryshme në gjuhën shqipe në përgjithësi janë të shkruara jashtë normave gjuhësore dhe drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

Intelektualët shqiptarë, profesorë dhe mësuesit e gjuhës shqipe e vëzhgojnë këtë fenomen të “degradimit” dhe përdhosjes së gjuhës shqipe me mosreagim dhe heshtje për arsye të ndryshme, siç mund të jenë :qejfmbetja, njerëz të veshur me pushtet, akraballëku, lokalizimi etj.
Shqiptarët e Ilirdës dhe të Kosovës janë të vetmit që nuk dinë të shkruajnë drejtë gjuhën shqipe në krahasim me popujt e tjerë. Të gjithë popujt e Europës, të rinj dhe të moshuar e shkruajnë në përgjihësi pa gabime gjuuën e tyre.Të vetmit në Europë janë shqiptarët jashtë Shqipërisë admnistrative (në Shqipëri pak a shumë e shkruajnë me pak gabime gjuhën shqipej ) që nuk dinë ta shkruajnë gjuhën shqipe pa gabime. Psh, nuk dinë t’i shkruainë emrat si vijojnë: kur duhet të shkruhen çekiç dhe jo qekiq, UÇK dhe jo UQK, veç dhe jo veq, çoj dhe jo qoj etj.

Ky është skandal shqiptar i shkaktuar nga mësues dhe profesorë të gjuhës shqipe që nga shkolla fillore der në Unversitet, të cilët janë përgjegjës për këtë gjymtim të gjuhës shqipe.

Ky është niveli i arsimimit sot në Iliridë, ku shit-blerja e diplomave nëpër Universitete ka arritur në këtë nivel të arsimimit që kemi.
Kështu si po ecën arsimi dhe shkollimi i shqiptarëve të Maqedonisë, ka rrezik të prodhojë armatë gjysmë analfabetësh!