Këngëtarët më të kërkuara të skenës janë duke e përgatitur një këngë që do ti kushtohet dy kombëtarëve të shqiptarëve, të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Tashmë është e sigurt se në këtë këngë do të këndojnë Meda, Leonora Jakupi, Vjollca Haxhiu dhe Gold AG.

Pavarëisht se kënga i kushtohet të dy kombëtarëve, në plan të parë më e theksuar është pëkrahja që i jepet kombëtares së Shqipërisë.

Për herë të parë në kualifikime në Botëror marrin pjesë dy përfaqësuese Shqiptare. Shqipëria do të nis aventurën për kualifikime kundër Maqedonisë në Shqipëri, kurse Kosova do të udhëtojë në Finlandë