Ekipi i zhvillimit prapa Google Chrome për kompjuterët po punon në një tipar të ri. Në të ardhmen, shfletuesi do t’ju lejojë të heshtni në mënyrë të përhershme ndonjë faqe specifike. Çelësi që bën këtë të mundur është duke u eksperimentuar në degën Canary të Chrome.

Për momentin, mjeti mund të gjendet brenda Page Info, siç dëshmohet nga pamjet që kanë rrjedhur online.

Pasi të shuani një domain, do të mbetet kështu derisa të zhbëni veprimin. Kjo është në kontrast të thellë me atë se si funksionon ky tipar i Chrome-it për momentin.

Zbatimi i ri duhet të jetë shumë i dobishëm për ata që shpesh ballafaqohen me bezdisjen e videos automatike, veçanërisht në disa (faqet më të këqija online).