Një video rrëqethëse është duke qarkulluar në internet, ku shfaq momentin kur disa burra rrahen brutalisht derisa në rrahje përfshihen edhe pjesëtarët e sigurimit të anijes me të cilën po udhëtonin.

Mysafirët australian që po udhëtonin me anijen gjigante në Oqeanin Paqësor kishin mbetur të habitur, kur dy grupe rreth 30 burrave e grave përfshihen në rrahje masive, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar me telefon mobil nga një mysafir, ku shihen burra e gra duke u rrahur me pjesëtarët e sigurimit që fillimisht ishin futur në mes tyre për ta qetësuar situatën.

Të gjithë pasagjerët frikësoheshin që mund ta kenë fatin e njëjtë dhe për disa orë kishin qëndruar të mbyllur në kabinat e tyre. Një burrë i identifikuar si Michael është shqelmuar në fytyrë, derisa po qëndronte i shtrirë në tokë.

Disa prej pasagjerëve e kanë përshkruar udhëtimin e tyre 10 ditorë me anije si “udhëtimi i drejt ferrit”, duke pranuar se kurrë më parë nuk kishin parë një situatë të tillë.