Grupi I që bën pjesë edhe Kosova është në një rivalitet të madh mes katër skuadrave të parë.

Firoja e Turqisë ndaj Kroacisë me rezultat 1-0 ka bërë që turqit të futen në garë duke tubuar aktualisht 14 pikë, ndërsa kroatët janë të parët me 16 pikë.

16 pikë ka edhe Islanda që mposhti Ukrainën që aktualisht ka 14 pikë.

Finlanda është në pozitën e pestë me 7 pikë, ndërsa Kosova e mbyll grupin me 1 pikë.

Kroacia luan me Finlandën në ndeshjen e ardhshme, ndërsa Ukraina do të jetë mysafir i Kosovës.

Turqia dhe Islanda do të luajnë mes vete.