Përbërësit

  125 gr gjalpë ose margarinë
  gjysme gote vaj vegjetal
  1.5 gote te cajit sheqer pluhur
  1 vezë
  1 luge te gjelles nisheste gruri
  1 luge te cajit Pluhur pjekje
  1 vanilje
  1 gote te cajit çokollatë
  2.5 gota miell

 

Në një enë fillimisht i vendosim vajrat, pastaj pluhur pjekjen, vaniljen, vezën, sheqer pluhurin dhe nisheste gruri dhe i përziejmë.

Miellin e shtojmë dal nga dale. E përfitojmë një brumë të bute.

Së fundmi ia shtojmë copëzat e çokollatës, ia japim formën e mandarinës.

Në letrën e pjekjes i rendisim dhe për 15 minuta në temperaturë 190 grade celsius e realizojmë pjekjen.

Ju bëftë mirë!/fol.mk