Imami shqiptar, Armad Ali ka shkaktuar jo pak reagime ne rrjetet sociale me shpjegimi “teologjik” që au u bën festave kombëtare. Në një status në Facebook, Imami thotë se festa e Pavarësisë së Shqipërisë dhe festat e tjera kombëtare janë haram. Sipas tij, një besimtar i devotshëm mysliman duhet të festojë vetëm festat fetare.

“Origjina tek muslimanët janë vetëm dy festa vjetore, Bajrami i Fitrit dhe Bajrami i Kurbanit. …Ky është argument i qartë që tregon se është harram për besimtaret muslimanë çdo lloj feste tjetër vjetore kombëtare, pavarësie, ditëlindje profeti, ditëlindje personale, martese dhe çdo lloj përkujtimi tjetër në shenjë hidhërimi për vdekjen e dikujt, cilido qofte ai”,- shprehet imami Armand Ali.

Ky interpretim i Kuranit nga Imami, për fat të mirë është personal. Drejtuesit më të lartë të Komunitetit Myslimal, si Skënder Burçaj etj, si dhe përfaqësues të tjerë të besimeve fetare këto ditë kanë marrë pjesë në ceremonitë e organizuara nga shteti shqiptar për Ditën e Flamurit dhe Ditën e Çlirimit.

Deklarata e Imamit është e pavend edhe për një arsye tjetër. Në firmosjen e Pavarësisë në Vlorë, 105 vjet më parë, kanë marrë pjesë përfaqësues dhe drejtues të gjithë besimeve fetare në vend, përfshi edhe atë mysliman. Gjë që e bën këtë akt jo thjeshte një vendim politik, por një datë të shenjtë për kombin.