VMRO-DPMNE në një konferencë për shtyp drejtori akuza të rënda në adresë të kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

“Për 100 ditë Maksim Dimitrievski përpos fotografive në disa ngjarje, nuk arriti ta zgjidh asnjë problem për qytetarë. Kumanova u bë një qytetë i padurueshëm për të jetuar nga cdo aspekt i mundshëm. Kurse jeta nëpër fshatra ka stagnuar sikur në shekullin 18. Qytetarët nuk kanë as kushte elementare për të jetuar”, deklaroi kumanovari Igor Bozhinovski, anëtarë i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-së.

Ndaj këtyre deklarata, reagoi anëtari i LSDM-së, Hadi Osmani.

Ai tha se, është e vërtetë se për 100 ditë, LSDM-ja nuk bëri asnjë incident në planin ndëretnik në Kumanovë.

“Është e vërtetë se që kur LSDM-ja e formoi qeverinë nuk ndodhi asnjë skeanarë sikur ai i Lagjes së Trimave. Është e vërtetë se për këto 100 ditë pas zgjedhjet së kryetarit të komunës dhe kryeministrit Zaev, shqiptarët dhe maqedonasit filluan së bashku të shoqërohen dhe të pijnë kafe. Por ka edhe një të vërtetë. VMRO-ja edhe 100 vite nuk do ta fitoj qytetin e Kumanovës”, u shpreh Osmani. (INA)