Komisari për zgjerim i BE-së Johanes Hahn ka thënë se zgjedhjet e reja paralmentare nuk janë të nevojshme, dhe se duhet shfrytëzuar mundësia që të sigurohet shumicë prej dy të tretav të votave në Kuvend për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.
Ai në një deklaratë për gazetën austriake “Kurir” ka thënë se këtë porosi ia ka dërguar kryeministrit Zoran Zaev.
Në lidhje me referendumin Hahn ka theksuar se nuk mund të thuhet se ka qenë i pasukseshëm.
“E palogjikshme është që në rëeferendum të merret përkrahje prej 94 për qind, por të dalin vetëm 36.8 për qind e votuesve, dhe kjo sepse opozita ishte e sukseshme në bojkotimin”, ka thënë Hahn.
Ai ka shtuar se në Kuvend duhet të sigyurohet shumicë prej dy të tretave./Fol