”Eu bre! E paskan shkarku ambasadorin BDI-s (nga Prishtina)?!
Edhe keshtu po vazhdon tradita e perfaqesimit skandaloz diplomatik nga Prishtina dhe Tirana. Ambasadori Hysa aspak nuk dalloi as per nje nuance nga ambasadori paraprak shqiptar i Tiranes Arben Cejku. Te shkretet asnje hap ose veprim, nuk ndermenrrnin pa e konsultuar Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin. Prandaj, pikerisht si keta dy te fundit, edhe po perfundojne.
Dhashte Zoti te reflektoje Tirane dhe Prishtina, dhe te mos na cojne ambasadore te cilet ndikohen ne menyre direkte nga partia shqiptare ne pushtet ne Shkup, dhe te cilet njehere e pergjithmone, do ta mbrojne interesin shqiptare, para atij te BDI-se dhe Ali Ahmetit”, – shkruan botuesi i Gazetës Lajm dhe publicisti, Fejzi Hajdari.

Ndërkohë, një vendim i Presidentit të Kosovës ka bërë që tetë ambasadorë të lirohen nga detyra në shtetet ku e kanë përfaqësuar vendin.

Ndryshe, Ylber Hysa konsiderohet ndër ambasadoret më të dobët në Maqedoni, kurse verjetje ndaj tij kishin shpeshherë edhe familjarët e Grupit të Kumanovës. Disa mediume në Kosovë kanë shkruar se deri sa ishte Hysa ambasador në Shkup, Kosova dhe Maqedonia nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje.