Hakerët kanë arritur të vjedhin 4.5 miliardë yen nga përdoruesit dhe 2.2 miliardë yen nga asetet e kompanisë Zaif me humbje totale prej 6.7 miliardë jen ose rreth 59.7 milionë dollarë.

Ata vodhën 5,966 Bitcoin, përveç disa Bitcoin Cash dhe MonaCoin.

Sipas Tech Bureau, përcjell Telegrafi, firma Fisco Digital Asset Group do të ndihmojë Zaif të mbulojë asetet e humbura të konsumatorëve duke siguruar 5 miliardë yen apo 44.5 milionë dollarë. Tech Bureau bëri një marrëveshje me Fisco për të shkarkuar më shumë se gjysmën e drejtorëve dhe auditorëve të korporatave, ku Fisco do të bëhet aksionar i shumicës në kompani.