Halil Kastrati nga Jetimat e Ballkanit, vazhdon të jetë njëri nga humanistët më të mëdhenj në Kosovë.

I ftuar në emisionin Oxygen, konfirmoi se më 17 shkurt, në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës do të dhurojë 17 çelësa banesash.

Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në ditën e flamurit kombëtar me 28 nëntor, kishte dhuruar 28 palë çelësa, për 28 familjare në nevojë.

Ndërkaq, që nga themelimi, ka gëzuar qindra familje shqiptare me kushte të rënda ekonomike.

Halil Kastrati  njihet si njëri ndër personat më të dashur dhe më të respektuar në Kosovë, për shkak të aktiviteteve të bamirësisë.