Hamdi Sulejmani nga iniciativa “Të shpetojmë Kodrën e Diellit” mbrëmë në debatin emisiv në TV21 u’a ka thyer hundët ministrit Bekteshi dhe zv/drejtorit të Elemit Fatmir Limanit dështakut i cili ishte i pafuqishëm të ngritë zërin në kohën e VMRO-së ndërsa me shqiptarët tregohet karagjoz.

I deklasuar mbrëmë gjatë emisionit live nga Hamdi Sulejmani nga iniciativa “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit” Fatmir Limani ngriti zërin dhe me ton kërcënues i tha Sulejmanit se ai ka qenë në burg. Me këtë ai tentoi të frikësoi Sulejmanin, por ja ne nga portali Shqipmedia publikisht e pyesim pse bëhet tigër me shqiptarët ndërsa në kohën e Mijallkovit lepur?

Kronika në vazhdim:

Debat i nxehtë në Click Plus ndërmjet zëvëndës-drejtorit të ELEM-it Fatmir Limani dhe Hamdi Sulejmanit nga iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”. Limani tha se ka filluar ndërtimin e skiliftit mirëpo është ndaluar nga Ministria e Ekologjisë. E nga ana tjetër Limani u demantua nga përfaqësuesi i iniciativës ku tha se shtylla kryesore është vendosur mbi burimin kryesor ku Tetova furnizohet me ujë.

“3-4 vite ne kemi pritur leje për shtyllën kryesore nga Komuna e Tetovës, pastaj kemi patur bllokadë diku 3-4 vjeçare edhe prej Ministrisë së Ekologjisë, dy subjekte që i drejtojnë shqiptarët”, tha Fatmir Limani – Zëvëndës drejtor ELEM.

“Ministria e Ekologjisë juve ua ndërpreu projektin se juve bëtë një shkatërrim ekologjik, është një katastrofë. Ai gropim atje për tu montuar shtylla e parë, atë jo Ministria e Ekologjisë, atë u desht ju vet ta ndërprisni si ndërtim. E dini se shtyllën e parë e vendoset mbi ujin qëndror të Tetovës”, u shpreh Hamdi Sulejmani- “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Por biznesmeni Hajrulla Hasani shprehet se Kodra e Diellit nuk ka problem vetëm me shtigjet e skijimit por ka edhe një sërë problemesh të tjera.

“Ka probleme me parkingjet, ka probleme me mbeturinat ka probleme me komunikacionin ka probleme me hotelierinë. Në Kodrën e Diellit ka kapacitetet 500 turistë për momentin, gjatë fundjavave ka rreth 5000 turistë”, tha Hajrulla Hasani – Hotel Scardus.

Limani nënvizoi se në Kodrën e Diellit ka edhe ngarkesë të të punësuarve të cilët aktualisht janë 220 të punësuar ndërsa sipas tij, nevojiten vetëm 50.

Nga ana tjetër Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi premtoi se Rruga Tetovë-Kodra e Diellit prej 15 km do të fillojë me ndërtimin në maj të vitit 2019 dhe parashihet që të përfundojë në shtator apo tetor të po këtij viti.