Një sqarim të shkurtër rreth kësaj pllakate e cila gjendet në ambulancën e fsh.Haraçinë.
Jemi diku 17000 mijë banorë dhe lirisht mund të them që Haraçina është e banuar 100% me Shqipëtarë.Desha te rikujtoj opinionin gjithandej të cilët jetojnë në R.M.që ky mbishkrim është vendosur pas luftës së 2001 diku 16 vite dhe ka shkronja cirilike, dmth. vetëm në gjuhën maqedonase ,e pse të mos shkruhet  edhe  në gjuhën e cila flitet 100% nga banorët e fsh.Haraçinë.Ta nderlidh që prej atë ditë e deri më sod nuk është thyer asnjëherë dhe nuk i mungon asnjë shkronjë edhe pse ky shkrim është provokues ku nuk është shkruar në gjuhën Shqipe ku jetojnë 100% Shqipetar.
Me këtë dua tu bëj thirrje të gjith mediave të vendit dhe të hujat që ta vizitojnë këtë fshat ku shqiptarët tregohen që janë të matur dhe qe dinë të mos bien pre e provokimeve të kahmotshme që na bëhen në lloje te ndryshme dhe të binden që shqiptarët jan populli më paqëdashes në rajon.

Këtë postim që e bëj është nga ajo që çdo ditë janë thyer pllakata me mbishkrim në gjuhën maqedone dhe gjuhën shqipe dmth. Vërtetohuni se kush është populli paqëdashës edhe pse të provokuar rënd etnikisht./fol.mk

 

Driton Nebiu