Në Kosovë kryeministri, Ramush Haradinaj, tha të premten se nuk ka asnjë mëdyshje që ushtria e Kosovës do të votohet me 14 dhjetor. Komentet e tij pasuan mbështetjen që ambasadori amerikan në Kosovë u dha këtyre planeve, në të njëjtën ditë kur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, paralajmëroi pasoja për Kosovën nëse ajo vazhdon me planet për votimin e ushtrisë. Njohës të fushës së sigurisë thonë se Kosova duhet të shfrytëzojë mbështetjen amerikane për të çuar përpara këtë proces.