Cila është historia e afaristit Harun Idrizi nga Tetova, që deri në vdekje luftoi për rikthimin e pronës
së tij të uzurpuar nga kriminelë serbë.

Harun Idrizi nga Tetova, tashmë i ndjerë, është një personazh shqiptar që ka pasur një histori dhe
golgotë interesante si një afarist i dalluar shqiptar mu në mes të Beogradit, dikur kryeqendra e ishJugosllavisë,
dhe më pas e spastruar nga shqiptarët.

Historia e tij lidhet me pronën e tij në Beograd, e cila ishte ishte uzurpuar nga kriminelë serb, që
kishin mbështetjen institucionale, informon INA.

Bëhet fjalë për një pronë lokalesh në pjesën qendrore të Beogradit, e cila i’u vodh dhe konfiskua në
periudhën e luftrave në ish-Jugosllavi dhe sidomos në periudhën nga viti 1999.
Autori kryesor i këtij uzurpimi është një kriminel me emrin Dragan Ilievski me vendbanim nga
Prishtina, i cili me ndihmën e avokatit serb Zhika Jokanoviç kishin kryer falsifikime të dokumenteve të
njëpasnjëshme prej vitit 1999 e deri më sot, vetëm e vetëm për të mos i’a kthyer këtë pronë Harun
Idrizit. Në këtë manipulim kriminal janë pjesëmarrës edhe Gjykata e Beogradit dhe Gjykata e
Prishtinës, që kishin kryer falsifikime të dokumenteve për këtë uzurpim.

Pas shumë per peripecive, një pjesë e lokalit i kthehet Harunit, ndërsa pjesa tjetër qëllimisht u la si
kontest për vazhdimin e mashtrimit dhe manipulimit dhe se atij asnjëherë nuk i’u lejua hyrja në
pronën e tij, duke gjetur arsye se policia nuk del për të kryer pranimin e lokalit.
Bëhet fjalë për lokalin apo restorantin e qumështit “Beli Narcis” që u hap në vitin 1987 në rrugën
“Bulevardi Revolucionit 350” në Beograd, ku aty punoi deri në vitin 1999. Në këtë vit nisin edhe
peripecitë tmerruese të Harunit, i cili pasi në vitin 1999 kthehet në vendlindje për shkak të vdekjes së
babait të tij, më nuk pati fatin të rikthehet dhe të punojë në lokalin e tij, sepse ai ishte uzurpuar nga
kriminelë nga Kosova.

Kjo histori gjenocidi ndaj një afaristi shqiptar zgjati deri në vitin 2015, kur Haruni kishte angazhuar
mbi 20 avokatë për rikthimin e pronës së uzurpuar, të cilët gjithçka kishin bërë përmes falsifikimeve.
Harun Idrizi kishte argumentet e fuqishme dhe realiteti ishte se prona i takonte atij, por kriminelët
dhe institucionet e kriminalizuara serbe nuk e lanë ate që të shijojë pronën e tij, që e kishte arritur ta
sigurojë me sakrificë dhe punë që nga mosha 12 vjeçare, duke punuar rrugëve të gurbetit. Ai u nda
nga jeta më 6 janar 2015, me besimin e fuqishëm se prona do t’i kthehet një ditë.

Familjarët dhe trashmëgimtarët e tij sot apelojnë tek të gjithë mediat rajonale dhe ndërkombëtare,
organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, ambasadat si dhe institucionet e tjera, përfshirë edhe
mediat që të ndikojnë në shpalljen e drejtësisë për këtë rast.

“Kjo padrejtësi duhet të dal në dritë dhe të sfidojë drejtësia. Këtë padrejtësi të ngjajshme e kanë
përjetuar edhe shumë shqiptarë të tjerë. Ne si familje do mundohena dhe do luftojmë deri ne fund të
zbardhjes të padrejtesisë ndaj shqiptarëve”, theksojnë për INA, familjarët e punëtorit të dalluar
Harun Idrizit.

Harun Idrizi u lind në vitin 1937 në Brodec të Malësisë së Tetovës. Ai në moshën 12 vjeçare mori
rrugën e gurbetit për të fituar kafshatën e bukës dhe mbijetesën e familjes së tij. Ai fillimisht kishte
bërë punë të ndryshme duke nisur nga pastrimi dhe punë fizike nëpër Beograd, duke përfunduar më
pas në zanatin tradicional si mjeshtër i ëmbëlsirave.
Ai duke punuar me përkushtim ditë e natë arriti të sigurojë një bazë financiare, dhe pas shitjes edhe
të një pjese të pronës në Brodec, arriti të hap lokalin e parë në Beograd, ku punësoi 12 punëtorë, 6
prej të cilëve ishin të familjes së tij.

Haruni gjatë gjithë periudhës si punëtor i zellshëm ishte treguar edhe human ndaj popullatës
shqiptare, dhe se ai gjithmonë ishte në shërbim të qytetarëve hallexhinjë dhe për nevoja të tjera.
Harun Idrizi është një emër i dalluar dhe një burrë i urtë që gjithmonë shfaqte traditën dhe vlerat e
Malësisë së Tetovës. (INA)