E bukura Alina Boz, e njohur nga të gjithë si Hazall, vajza tekanjoze në serialin “Fate të Kryqëzuara”, po kalon mosmarrëveshje me drejtuesit e këtij produksioni gjigand turk.

Siç njoftojnë mediat e atjeshme, aktorja ka kërkuar nga përfaqësuesit e saj ligjor, të hapin një çështje kundër autorëve të telelnovelës “Fate të Kryqëzuara”. Arsyeja?! Ajo pretendon se e kanë vjedhur, duke mos i dhënë pagesën e disa serive. Sipas kontratës, artistja do të paguhej me 10 mijë lira turke për seri, ndërsa për 14 seritë e fundit nuk është paguar.

Telenovela përbëhet nga 97 seri gjithsej, ndërsa Alina ka marrë rrogën vetëm për 83 prej tyre. Sipas lajmit publikuar në faqen turke “Gazetevatan.com”, ata i detyrohen aktores rreth 150 mijë lira.