I ftuar në emisionin Clik Plus, Zv.kryeministri i Maqedonisë, Hazbi Lika, nënvizoi se Ligji i Gjuhëve pasoi si rezultat i marrëveshjes që bënë partitë politike shqiptare në Maqedoni.

“Nuk kisha dashë që këtë meritë t’ia lëmë në dorë LSDM-së. Është parti pak më tolerante dhe ka qenë pjesëmarrëse në këtë çështe, por ishte kusht i partive politike para se të shojnë në qeveri Ligji i Gjuhëve”, tha zv.kryeministri Hazbi Lika.

Kemi shumë punë, tha më tej Lika, për miratimin përfundimtar të këtij ligji dhe se nuk duhet të “jemi shumë entuziastë, pasi jemi në pritje të seancës në Kuvend për Ligjin”, tha ai.

“Në Kuvend ka të parashtruara shumë amandamete për këtë ligj, ata duhet të shqyrtohen mirë dhe pa votimin e tretët të ligjit në Kuvend, nuk mund të themi se kemi kryer punë”, tha Lika.

Sipas tij, më e vështira do të vijë, kur Ligji të votohet dhe të fillojë implementimi i tij nëpër institucione. Atëherë, tha Lika, do të kemi shumë punë.