Shoferja e paemëruar ka vozitur me shpejtësi të lartë nëpër një autostradë të Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, para se të hidhej nga vetura, duke dashur të ikte me vrap.

Mirëpo, atë e kanë ndaluar forcat e rendit dhe derisa i mbanin armët te koka i vunë prangat, për ta marrë në mbajtje, transmeton Telegrafi.

Gjatë kohës sa po ndiqej, ajo ka shpejtuar deri në 150 kilometra në orë, duke rrezikuar të shkelte disa të pastrehë, që iu kaloi pranë.

Nuk është bërë e ditur se çfarë shkeljesh ka bërë, por pritet që së shpejti të ketë deklaratë zyrtare.