Hillary Clinton nuk dorëzohet, do të garojë për zgjedhjet presidenciale 2020

Hillary Clinton do të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020. Mark Penn, këshilltar i vjetër i familjes Clinton dhe Andrew Stein, kryetar i Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut pranë Bill dhe Hillary, janë të bindur për këtë.

Ish-zonja e parë, konfirmojnë të dy për Wall Street Journal, zotëron 75% të popullaritetit në mesin e demokratëve dhe është një mision që duhet të arrihet: duke u bërë presidentja e parë grua. Dhe ajo nuk mund ta lërë pa hakmarrje thirrjen e mbështetësve të Trump: “lock her up”, thënë në shqip ‘futeni në burg’.

Ish-sekretarja e shtetit, shkruajnë Penn dhe Stein, “nuk do të lejojë që mposhtja e saj nga Trump t’i japë fund karrierës” dhe ëndrrës që e ndjek prej më shumë se 30 vjetësh.

Dhe versioni i ri i Hillarit – shpjegojnë ata, do të jetë shumë më liberale dhe afër të majtës së partisë, do të mbështesë lëvizjen kundër ngacmimeve seksuale #metoo dhe do të luftojë për masa shtrënguese në posedimin e armëve.

Clinton do të jetë shumë më shumë në mesin e njerëzve dhe do të jetë shumë më e përfshirë në fushatën elektorale, në të cilën ajo dëshiron të jetë protagoniste absolute duke bërë që këtë herë burri i saj Bill dhe Barack Obama të marrin vetëm rolin e mbledhjes së fondeve.

Në fakt ajo do të rrethohet nga ekip grash të forta dhe profesioniste. “Mos i kushtoni vëmendje deklaratave në të cilat Hillary pretendon se nuk dëshiron të kandidojë, madje edhe Klinton dhe Obama e bënë këtë deri në ditën kur ata deklaruan se donin të garonin”, shkruaj Penn dhe Stein. “Ajo gjithashtu do të jetë në gjendje të hyjë më vonë, por është e sigurt se, në një mënyrë apo tjetër, Hillari po vjen”.

SHPËRNDAJE