E kujt nuk i kujtohen vargjet e këngës ‘Prishtina’, nëse kaloni kah fonatana e famshme e lagjes Ulpiana të kryeqytetit.

Speciale kjo këngë mbetet akoma edhe për këngëtaren Gili, që me aq shumë dashuri i këndoj Prishtinës dikur, për të lënë gjurmë në karrierën e saj.

Vargjet e kësaj kënge që vetën e gjeti çdo student që jetoi në Prishtinë, i përjetoi edhe Gili me bashkëshortin e saj.

Takimet e tyre në orët policore të cekura në këngë kanë ndodhur vërtetë dhe mbeten një nga kujtimet më të mira të asaj kohe.

Gili për Express Rozë, ka zbuluar shumë të pathëna rreth dashurisë së saj me Ilirin, po ashtu edhe rreth këngës ‘Prishtina’, që ka mbetur ‘himn’, për të gjitha gjeneratat.

Se çfarë ka thënë më shumë, e kuptoni duke klikuar në videon e mëposhtme të emisionit më të shikuar në vend, Express Rozë.