Në kremtimin e 25 vjetorit të filmit të famshëm “(Home Alone) I vetëm në shtëpi 2”, hotel ‘Plaza’ i New Yorkut u ofron mysafirëve një paketë të mbushur me argëtim.

Mysafirët që duan të jetojnë në dhomën ku qëndroi Kevini gjatë qëndrimit të tyre në hotel, mund të rezervojnë paketat me çmim 895 dollarë, që është pak më pak se 967 dollarë që Kevin shpenzonte për shërbimin në dhomë, në film, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Hotel ‘Plaza’ me rastin e 25 vjetorit të filmit “I vetëm në shtëpi” ka vendosur të ofrojë paketa të ndryshme argëtimi që do të jenë në dispozicion për çdo vizitor që dëshiron të shijojë sutiën ku qëndroi Kevini (Instagram)

“Në dhomën dhe në të gjithë hotelin me një shumëllojshmëri të përvojave të frymëzuara nga koha e Kevinit gjatë pushimeve këtu në hotel ‘Plaza’, paketat ekstra të përgatitura nga stafi ynë do të jenë të mundshme të shijohen nga çdo vizitor “, thuhet në njoftimin faqes së internetit të hotelit.

Mysafirët pastaj do të ftohen për të ngrënë në Sallën Angleze të Ushqimit për të shijuar një menu të frymëzuar të viteve ’90 me versione të pasura të të preferuarave të fëmijërisë ose për të kaluar në përvojën fotografike interaktive ku do të gjejnë veten në udhëtimin e Kevinit në New York.

Të përfshira në paketim është një kiosk akulloreje nga shërbimi në dhomë, ashtu si ai që kishte Kevin në film.

Vizitorët që duan të shijojnë suitën ku qëndroi Kevini, mund ta bëjnë për 895 dollarë

Portier hoteli gjithashtu do të organizojë për mysafirët të përjetojnë pamjet e rëndësishme të Nju Jorkut, si Sheshi Wollman dhe një udhëtim me limuzinë nëpër qytet.

Por për tifozët e vërtetë “I vetëm në shtëpi”, zonja e pëllumbave, e luajtur nga aktorja Brenda Fricker, nuk përfshihet.

Dhe as nuk është një paraqitje e ftuar nga Donald Trump.

E përfshirë në paketën e hotelit është edhe një frigorifer me akullore, ashtu siç Kevin kishte dëshirë (Centyru Fox)

“I vetëm në shtëpi 2”: Është transmetuar më 20 nëntor 1992, me rolin kryesor Kevin McCallister, i cili u luajt nga Macaulay Culkin.

Kur Kevin humb rrugën e babait të tij në aeroport, ai gabimisht merr një tjetër aeroplan të drejtuar për në New York – ndërsa pjesa tjetër e familjes McCallisters fluturojnë në Florida.

Si duken pas 25 viteve aktorët që luajtën në "I vetëm në shtëpi" (Foto)Si duken pas 25 viteve aktorët që luajtën në “I vetëm në shtëpi” (Foto)

Edhe pse Kevin gjen ushqim, strehim dhe argëtim duke përdorur kartën e kreditit të babait të tij, ai mëson se banditët e larguar nga burgu, të luajtur nga Joe Pesci dhe Daniel Stern, kanë ikur dhe janë gjithashtu në Nju Jork.

Paketa në fjalë do të jetë në dispozicion që nga 1 dhjetori 2017, dhe të ftuarit do të kenë pothuajse një vit të drejtë të gëzojnë përvojën deri të hënën e 29 tetorit 2018.