I nxehti përvëlues: Avionët do ta kenë të vështirë të fluturojnë

Edhe avionët mund të përballen me ngrohjen klimatike.

”Gjithnjë e më shumë avionë do të duhet të bëjnë lëshime në dekadat e ardhshme nëse dëshirojnë të ngrihen në orët më të nxehta të ditës”, sipas një studimi të ri nga universiteti ”Kolumbia”.

Ashtu si e ka treguar anulimi i 40 fluturimeve muajin e kaluar me nisje nga Phoenix, në mes të valës të të nxehtit në Arizona, avionët e kanë pasur të vështirë të ngrihen me rritjen e temperaturave.

”Kur moti është i nxehtë, ajri humb densitetin. Dhe në një ajër me pak dendësi, krahët e avionëve humbin forcën aerodinamike”, nënvizon një komunikatë që përmbledh këtë studim të kryer nga një studente e universitetit njujorkez, Ethan Coffel, me klimatologun, Radley Horton.

“E vetmja zgjidhje, nëse kërkohet shtyrja e nisjes së avionit, është lehtësimi i peshës së tij duke reduktuar sasinë e karburantit, të ngarkesës apo numrit të pasagjerëve”, vijon komunikata.

“Ngrohja dhe sasia e madhe e valëve të nxehtësisë, siç ndodhi në Phoenix mund të shkaktojnë probleme për rreth 10-30 për qind të avionëve të mbushur me kapacitet të plotë në orën më të nxhehta”, sipas studimit.

Ky studim e vë theksin tek ndryshimet e pazbuluara klimatike mbi aviacionin dhe potencialin thelbësor për efektet në kaskada, në ekonomi e tjerë

SHPËRNDAJE