Ka shumë gjëra për për të cilat shqetësohesh kur është fjala për takimin e parë. Do më pëlqejë ai? Ҫfarë do të vesh? Ҫfarë do të ha? Është me të vërtetë stresuese. Për t’i bërë disa gjëra më të thjeshta, ka diҫka edhe për ushqimin që nuk duhet ta porositësh asnjëherë në takimin e parë.

Sipas ekspertes ndërkombëtare të etikës, Jacqueline Whitmore, ҫdo gjë që përmban salcë të kuqe është “e ndaluar”.  Ajo përmend edhe disa emra ushqime të tjera që duhen shmangur, por ato që përmbajnë salcë të kuqe janë vendosur në krye të listës – me një arsye të fortë.

 

Salca e kuqe është e ҫrregullt. Ajo mund të përhapet në buzë, por edhe në ҫdo pjesë të trupit, duke përfshirë edhe rrobat, nëse nuk je 110 për qind e kujdesshme. Sikur të mos mjaftonte stresi i takimit të parë, kurseji vetes edhe një super problem tjetër duke mos porositur një pjatë me salcë të kuqe. Kështu do të kesh një problem më pak. I vetmi që mbetet është të të pëlqejë ai.