Një grua u përjashtua nga puna pasi që ia kishte ngrënë kolegut të saj çokollatën, por është ripunësuar pasi që kishte arritur një marrëveshje me punëdhënësin e saj.
64 vjeçarja, e njohur vetëm si Julianne L, nga Gjermania, kishte punuar për mëse 30 vjet në një shtëpi kujdesi për fëmijë me aftësi të kufizuara, kur u përjashtua nga puna në muajin shkurt, pa paralajmërim, pasi që ishte akuzuar se ia kishte ngrënë çokollatën prej 2 euro e gjysmë të koleges së saj.
Ajo po ashtu ishte akuzuar se po e shfrytëzonte makinën e larjes në punë për qëllime personale.
“Me kokën time lartë, nuk kam bërë asgjë gabim”, tha Julianne.
“Nuk ndjehem e çliruar”, shtoi ajo, ndonëse e kishin kthyer në punë.