Një gol i Medjedoviçit dhe dy herë Ibraimi i sjellin Shkëndijës fitore 3:1 përballë Vardarit në xhiron e 29-të të LPFM-së. “Kuqezinjtë” dominuan gjatë gjithë ndeshjes dhe me meritë arkëtuan tre pikë nga kjo përballje që u zhvillua pa praninë e tifozëve shkaku i dënimit të shqiptuar nga ana e FFM-së.

Një javë pasi eliminuam Vardarin nga Kupa e Maqedonisë, ku Shkëndija avansoi në finale, futbollistët “kuqezi” kanë shënuar fitore 3:1 përballë ekipit shkupjan kësaj rradhe në kampionat.
Shkëndija që në fillim krijonte shanse shënimi dhe kansoja e parë ishte në minutën e 8-të kur Junior vonohet pas asistit të Ibraimit. Kjo mundësi ishte paralajmërim i epërsisë së Shkëndijës që erdhi në minutën e 15-të pas një aksioni të mirë të Ibraimit dhe Radeskit, ndërsa Medjedoviç godet saktë në rjetë për epërsi 1:0. Ibraimi mundej të sjell golin e dytë në minutën e 22-të kur depërton në zonën kundërshtare, mirëpo nuk godet në kohë dhe lejon miqtë të evitojnë rrezikun. 11-të minuta më vonë Medjedoviç shnjestron portën, por Gaçevski shpëton me pritje të saktë. Dukej se Shkëndija kishte kontroll të ngjarjeve në fushë, miqtë arrijnë të barazojnë. Ishte pakujdesi në mbrojtje, ndërsa Boareto përfundon saktë aksionin për simetri në rezultat. Dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë Ibraimi depërton bukur në zonë duke kaluar kundërshtarët, mirëpo nuk arrin të godasë në kohë dhe portieri kundërshtar arrin të bllokojë. Pak më vonë provon Junior, mirëpo pret në portë Gaçevski. Shkëndija dukej e vendosur në kërkim të golit të dytë dhe i njejti erdhi në minutën e 63-të, kur Ibraimi me një të majtë të fortë shënon për 2:1. Në minutën e 73-të Alimi depërton bukur në zonë duke vendosur të asistojë për Medjedoviç, mirëpo pastrojnë miqtë në momentin e fundit. 9-të minuta para fundit Junior bllokon mirë nisjen e aksionit të miqve, ndërsa Ibraimi me një të djathtë të fortë mposht Gaçevskin për epërsi 3:1. Deri në fund nuk pati ndryshim dhe tre pikët mbetën në konton e Shkëndijës.