Në punëtorinë për mendim kreativ, mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencave, Byroja për zhvillim të arsimit, Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik dhe UNICEF-i, pesë ekipe të përbëra nga të rinj të moshës prej 13 deri 19 vjeç morën nga 120.000 denarë për realizimin e zgjidhjes së tyre inovative për problem shoqëror që e identifikuan në bashkësinë e vet, përcjell Infomagazin.

Kjo ngjarje është pjesë e programit APSHIFT, i pari i këtij lloji në vend, ku kombinohen punëtori për inovacione shoqërore nën udhëheqjen e mentorëve, sigurimin e materialeve dhe mjeteve themelore financiare, duke u mundësuar të rinjve të përfitojnë shkathtësi sipërmarrëse.

APSHIFT bazohet në metodologjinë “disenj në qendër të së cilit është njeriu” i cili është përçues dhe mundet çdo ditë të shfrytëzohet në mësim dhe u ndihmon mësimdhënësve dhe nxënësve të mësojnë si të nxisin kreativitet dhe sipërmarrësi me ndihmën e teknikave të dëshmuara edhe jashtë punëtorisë.

“Përmes pjesëmarrjes suaj në këtë punëtori ju jo vetëm që do të mësoni por edhe do të jeni në mundësi të bëni ndryshim të vërtetë në shkollat tuaja dhe në bashkësitë në të cilat jetoni dhe do të bëheni shembull për nxënësit e tjerë se si të jesh inovativ për të mirën e të gjithëve”, deklaroi përfaqësuesja e UNICEF-it, Elspet Erikson në fjalim. /Infomagazin/