80% e përdoruesve të Instagram-it nga 600 milion përdorues janë jashtë SHBA, kështu që rrjeti social ka gjetur një mënyrë që përdoruesit të lidhen me të.

Ditën e djeshme Instagram njoftoi se ka ndërtuar një mbështetje që të përdoren shumë nga aplikacionet e tij edhe kur nuk ka qasje në internet.

Kjo procedurë është për momentin në dispozicion për përdoruesit e Android, që është edhe paisja e preferuar për botën në zhvillim. Në muajt në zhvillim aplikacioni ka njoftuar se do të sjellë edhe nje version në iOS.

Storiet e Instagram së fundmi kanë marrë vëmendje më të madhe pasi numri i përdoruesve të aplikacionit ka tejkaluar atë të Snapchat.

Kur përdordni Instagram pa internet, ju mund të shikoni materiale të cilat janë shkarkuar më parë, mund të bëni komente, pëlqeni dhe ruani postime dhe poashtu të ndaloni së ndjekuri një llogari.

Gjithçka që keni bërë pa rrjet, do të regjistrohet dhe të ekzekutohet pasi të kyçeni në ndonjë server.

Snapchat tashmë e ka një shërbim të tillë.