Inteligjenca amerikane: Zgjedhjet në SHBA, “nën sulm” nga Rusia

Udhëheqësit e inteligjencës amerikane paralajmëruan të martën se Rusia do të përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet afatmesme të SHBA-ve në vitin 2018 duke përdorur mediat sociale për të përhapur propagandën dhe raportet mashtruese, ashtu siç bëri në fushatën në vitin 2016.
Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës, Dan Coats, i tha një komiteti kongresional se Rusia dhe entitetet e tjera të huaja ka gjasë të sulmojnë SHBA-të këtë vit në zgjedhe, duke shtuar se Moska beson se përpjekjet e ngjashme të vitit 2016, kërcënuan demokracinë e SHBA-ve, transmeton lajmi.netCoats, një ish-senator, i emëruar nga Presidenti Trump, si zyrtari më i lartë i inteligjencës së Uashingtonit, tha se ai kishte parë tashmë prova që Rusia po synonte zgjedhjet e SHBA-ve në nëntor.

“Sinqerisht, SHBA-të janë nën sulm,” tha Coats në seancën vjetore të Komitetit të Inteligjencës së Senatit për kërcënimet në mbarë botën.Agjencia e Inteligjencës në SHBA, pretendon se ka prova që vërtetojnë ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe pretendimet e saj për të ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA-ve këtë vit.

SHPËRNDAJE