A besoni në udhëtimin në kohë? Një avion është ngritur nga toka në vitin 2017-të dhe është ulur në vitin 2016, domethënë është kthyer me 1 vit pas në kohë.

Sigurisht që këtu nuk bëhet fjalë për një udhëtim në kohë, por siç dihet Viti i Ri vjen më shpejt në disa vende.

Më konkretisht aeroplani i United Airlines, UA890, është ngritur në Shanghai të Kinës më 1 janar të vitit 2017 në ora 12:15am, ndërsa është ulur në San Francisco të SHBA-së më 31 dhjetor të vitit 2016 në ora 18:23, shkruan everyday-facts.