Ish komandanti i UÇK-së, Abedin Zymberi ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit ku u përleshën dhe vra një aktivist i BDI-së nga Kumanova në Tetovë, transmeton Almakos.

Zymberi, partitë që rrinë më shumë se dy mandate në qeveri me të njëjtit njerëz, thotë se janë bërë parti kriminelësh të një grupi të caktuar hajdutësh.

“Askush nuk të hyp dot në kurriz, nëse ti nuk përkulesh” (M.L.King)

Koha e ka dëshmuar se çdo parti politike që rrin më shum se dy mandate në qeveri me të njëjtit njerëz, ajo parti kalon në diktatur, bëhet parti kriminelësh e një grupi të caktuar hajdutësh, bëhen tê pasur me parat e qytetarëve duke e varfëruar popullin. Kur ke politikan të pasur dhe popull të varfër aty fillon konflikti dhe gjithëherë mbetet viktim populli, kurse hajnat gjithëherë rrin në prapasken. Kështu është në Shqipëri, këshu është në Kosovë, kêshtu êshtë në Maqedoni dhe kêshtu është në gjith Ballkanin. Luftat, urrejtjet, nacionalizmat asnjëher nuk i shkakton populli po i shkaktojnë politikanët e papërgjegjshëm të cilëve vet i kemi dhanë hapsirë që të na sjellin deri në kët fazë që të vritemi mes vejti.

Para disa viteve përmes një letre të hapur shum miqësisht i kam pas shkruar Ali Ametit pikërisht për kët gjendje, e kam paralajmëruar se nëse nuk reformoni partinë do të kemi pasoja katastrofale si popull. As që e kan lexuar e as që ndërmorën diçka por përkundrazi i pozicionuan edhe me lart hajnat që jan në gjendje të flejn mbi kufoma për ti mbajt pozitat dhe benifitet që i kan. Koha do ta dëshmoj se a kam pas të drejt ose jo, edhe pse deri tash u dëshmuan shum ndodhi. Për deri sa djemt më të mirë të kombit të dëshmuar kombëtarisht, moralisht, intelektualisht, kan mbet më prapasken, kurse antivlera po triumfon me të madhe, aty mos pritni më ardhmëri të shëndosh. Çysh jemi ashtu edhe politikanët i kemi.

Kët që thash më lart e thash nga përvoja ime, që luftova me krejta mundësit që pata edhe luftarake edhe politike dhe në fund u tërhoqa i dëshpëruar deri në palcë.

Që moti koh ju kam thënë bojkotoni zgjedhjet deri sa nuk të ju jipet mundësija të zgjedhësh ti e jo të zgjedhin të tjerët për ty.

“E bajshi me shnet”, shkroi Abedin Zymberi./Almakos/