Miratimi i ligjit për gjuhët në Maqedoni shënon pëmbylljen e një beteje prej gati dy dekadashë të
shqiptarëve. Ligj për gjuhët në fakt ishte parashikuar që në Marrëveshjen e Ohrit, 17 vite më parë
marrëveshje kjo e cila i dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001 midis fprcave shtetërore dhe
luftëtarëve të UÇK-së. Por vullneti i munguar i Qevrive dhe kundërshtimi i vendosur i faktorit politik
maqedonas e kishte shtyrë në kohë këtë ngjarje për 17 vite.

Ligji për gjuhët kalojë vetëm se ditë më parë nga votat e shumicës parlamentare dhe në tension dhe
kundërshtim të fortë nga ana e opozitës maqedonase të drejtuar nga ish-kryeministri Nikolla
Gruevski.

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, tanimë kryetare e Komisionit Parlamentar për
politik të jashtme Mimi Kodheli e ftuar në emisionin ‘Kapital’ në VizionPlus ka folur për miratimin e
ligjit të gjuhëve nga ana e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë. Sipas saj ky akt duhet parë
vetëm se me pozitivitet dhe si një mundësi për hapjen e rrugëve euro-integruese të Republikës së
Maqedonisë.

“është thjeshtë dhe vetëm për tu parë me pozitivitet, përtej asaj që ne pamë në Parlamentin e
Maqedonisë dhe nuk duhet ta miratojmë thjeshtë është një dhunë verbale dhe jo vetëm, një tentativ
le të themi për të tensionuar një situat e cila përtej gjithë diskursit politik dhe gjithë mjedisit ku ky
diskurs zhvillohet apo vetë miratimit si proces në parlanet mund të ishte krejt një zhvillim normal i
një senace paramentare. Pse e them zhvillim normal në një kohë kur flasim për një proces shumë të
rëndësishmë, po flasim për një ligj të pa kërkuar dhe pa miratuar më parë, por flasim për një
marrdhënie e cila në fakt duheshte të ishte pozitive dhe jo në shenja të violencës dhe dhunës spese
ndihmon një proces shumë të rëndësishëm në Maqedoni, procesin e hapjes së një rrugë drejt
integrimit euro-atlantik”, vlerëson Kodheli, duke folur mbi Ligjin e gjuhëve të miratuar nga Parlamenti
i Republikës së Maqedonisë, transmeton Zhurna