Ish trajneri i Shkëndijës, Brdariç bëhet me skuadër të re

Ish trajneri i Shkëndijës, Tomas Brdariç pasi u nda me Shkëndijën gjatë muajit janar, ai u rikthye në Gjermani, aty ku në sezonin e ri do të udhëheq një klub nga liga e pestë gjermane, ndryshe e njohur si “Oberliga NOFV-Nord”.

Bëhet fjalë për skuadrën e Tenis Borusia nga Berlini, që pas 3 xhirove të para ka marrë vetëm një fitore.

Ish reprezentuesi gjerman te Shkëndija kaloi vetëm një sezon, mirëpo duke mos arritur qëllimin për të cilin kishte ardhur, titullin kampion, me ç’rast u largua pa shumë bujë.

Në karrierën e tij Brdariç përveç Shkëndijës kishte udhëhequr edhe ekipin e Steinbah, ekipin e dytë të Volfsburgut si dhe ekipin e Neustrelc.

SHPËRNDAJE