Shkruan Shaban Bafqari

Kjo është hera e dytë ztr.Ali Ahmeti që po ju drejtohem publikisht që nga reagimi im i parë para më shumë se 6 muaj, edhe pse e kam ditur se nuk do të më përgjigjeni në kërkesën time për një takim 5 minutësh sy më sy (unë e dij arsyen e vërtet që nuk më keni takuar)
E patët rastin por nuk e bëtë,përkundrazi më gënjyet për të satën herë me radhë prandaj kësaj radhe s’po ju drejtohem me ,,Komandant” sepse konsideroj se nuk e meritoni që të ju drejtohem me këtë emër.
Ju në faktë jo vetëm mua por edhe shum shokë tanë të luftës i keni gënjyer dhe i keni shfrytëzuar si maqineri për tju sjellë vota për BDI-në,po ju siguroj se kjo ,,maqinë është amortizuar më” nuk prodhon më vota për Ju dhe për partin tuaj.
Pas kërkesës time publike 6 muaj më parë edhe 10 vite më herët ju kam kërkuar takim por jo publikisht.
Ju prapë më gënjyet siç keni bërë më shumë se 10 vite me radhë, edhe kësaj here dërguat emisarët tuaj, dhe normalisht më gënjyen, sepse janë shokët tuaj s’mund të jenë ndryshe.
Un fatim tim e kamë ndërtuar dhe e ndërtoj vetë, asnjëherë s’kam kërkuar lëmoshë por vetëm atë që më takon, këtë ua kam thënë edhe përmes një sms që ju kam dërgu.
Ju vazhdoni punën tuaj por mua s’do të mund të më gënjeni më sepse gjithçka ka kufi.
Ztr. Ali Ahmeti për fund po ua themë dhe këtë, mundë të dilni lirisht të vizitoni zonat e luftës dhe vendbanimet shqiptare,nuk keni pse të frigoheni sepse nuk e keni më atë vlerë dhe rëndësi që e keni pasur kur shumë shokë ishim të gatshëm të lëmë kokën për Ju.
Po nëse këtë e bëni se nuk keni fytyrë të paraqiteni para nënave dhe djemve të Karadakut që ju dhanë gjithë atë fuqi politike dhe nuk bëtë asgjë për këtë krahinë, atëherë keni drejtë që nuk dilni ti vizitoni,sepse edhe gënjeshtrat një ditë harxhohen.
Por prap mendoj se duhet të dilni sepse ka gjasa që nuk i bini në sy askujt sepse nuk keni më peshën dhe respektin që keni pasur.
Rruga e mbarë ju qoftë,nëse vërtet keni ndonjë rrugë sepse këto 17 vite kam përshtypjen se s’keni pasur ndonjë rrugë që keni ndjekur,por të gjithë jemi sjellur në rrethë duke ju besuar Juve.