Avokati i Sandro Rosell, Pau Molins, kaloi nëpër mikrofonat e “RAC1” për të diskutuar situatën e ish-presidentit katalanas, i cili ka kaluar gjashtë muaj në paraburgim preventiv për akuzën e pastrimit të parave dhe krijimit të një organizate kriminale.

Thuhet se, përmes komisioneve të paligjshme, ai ka pastruar gati 15 milionë euro për shitjen e të drejtave televizive për 24 ndeshje të ekipit kombëtar brazilian të futbollit.

Rosell është arrestuar që nga 23 maji. Mbrojtja e ish-presidentit të Barcelonës është përpjekur tri herë t’i jepte atij lirinë, por përgjigjja e gjykatës ka qenë negative.

“Është një shtrembërim dhe keqpërdorim i konceptit të paraburgimit parandalues. Nuk ndodh kudo, habia është e imponuar kur ua shpjegoni rastin kolegëve të huaj. Ka njëmijë mënyra për të privuar dikë, që dyshohet se ka kryer një krim”.

“Burgu është një dramë për familjen, mund t’i vendosësh byzylyk kontrolli, t’i heqësh pasaportën, ta detyrosh që të shfaqet çdo 15 ditë. Rosell në “FIFAgate”? Ne nuk kemi lajme se SHBA po kërkojnë një ekstradim të Rosellit për ta gjykuar atje, sepse Kupa e Katarit është në hetim nga FBI dhe ka qindra njerëz të përfshirë”.

“Organet e hetimit i kanë konfiskuar gjithçka, llogaritë. Familja jeton me bamirësinë e të afërmve të tjerë. Nëse ata do ishin të varur vetëm prej tyre, nuk do të kishin ushqim për të ngrënë. Kanë marrë edhe makinat që janë në emrin e Sandros”, tha avokati. /telesport/