Ishulli i pabanuar Keimada Grande (Queimada Grande) apo i njohur si Ishulli i gjarpinjve, gjenet 150 kilometra nga bregu i qytetit brazilian Sao Paolo në oqeanin Atlantik. Nuk është i banuar me njerëz, po prandaj është i pasur me gjarpinj, duke iu falënderuar të cilëve ishulli edhe e ka marrë emrin. E pabesueshme është se në çdo metër katror jeton së paku një gjarpër.

Ky ishull është i ndaluar për publik, e secili që shkon atje ka gjasa të mëdha të vdesë. Ky ishull i frikshëm është vendbanim i njërit prej llojeve më të helmëta të gjarpinjve në botë, gjarprit të artë, helmi i të cilit praktikisht e shpërbën mishin e njeriut.

Vlerësohet se në ishull jetojnë rreth 4.000 gjarpinj, të cilët kryesisht ushqehen me zogj. E vetmja gjë, e cila tregon se dikur aty ka jetuar njeriu ndonjëherë është një fanar, i ndërtuar në shekullin XIX. Ka pasur tentime madje edhe të zhduken gjarpinjtë, me djegien e ishullit, por pa sukses.

Atje ndonjëherë shkojnë gjuetarët pa leje në gjueti të gjarprit të artë, çmimi i të cilit në tregun e zi arrin 30.000 dollarë të pabesueshëm. Me këtë ishull ka të bëjë edhe legjenda mbi thesarin e groposur. Sir Thomas Cavendish, ka qenë hulumtues anglez i shekullit të XVI, i cili prenë e vet nga udhëtimi e ka fshehur në afërsi të bregut brazilian, në mënyrë që ta mbrojë nga ndjekësit.

Thesari nuk është gjetur, ndërsa supozohet se e ka fshehur në Ishullin e gjarpinjve, dhe se atje ende e pret pronarin e tij.