Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, është duke qëndruar në Egjipt për vizitë punë. Prej atje ai porositi që shtetet të luftojnë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit në mënyrë të vendosur, por në pajtim me të drejtat dhe liritë e njeriut.

 

“Duke luftuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, shteti modern i ka zgjeruar kompetencat dhe përgjegjësitë e veta dhe me këtë e ka ngushtuar hapësirën e të drejtave dhe lirive të njeriut. Duke filluar nga ky milenium jemi në një luftë të hapur me terrorizmin global, ndërsa në kushte të kërcënimeve, organizatat ndërkombëtare nuk mund të ofrojnë zgjidhje”, tha Ivanov në fjalimin e në Egjipt.

Sipas tij Maqedonia ka qenë shteti i parë në Evropë, që ka shpallur gjendje krize nga kërcënimi i emigrantëve ilegal./Telegrafi/