Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov i dërgoi nëjletër urimi Ilir Metës, të sapozgjedhur në krye të shtetit shqiptar, dhe që merr zyrtarisht mandatin e Presidentit të ri më 24 korrik.

Duke i uruar sukses në zbatim të kësaj detyre me përgjegjësi, Ivanov shprehet besimplotë kur thotë se Shqipëria dhe Maqedonia do të vijonë të forcojnë marrëdhëniet e miqësisë dhe respektit reciprok mes tyre.

“Unë besoj se ne do të punojnë në promovimin dhe thellimin e bashkëpunimit në interes të vendeve dhe popujve tanë dhe në interes të mirëqenies së rajonit tonë. Jini të bindur në gatishmërinë time të plotë në këtë drejtim”, – thuhet në letrën e urimit që Ivanov i ka dërguar Ilir Metës për marrjen e detyrës së Presidentit të Shqipërisë.