Gjykata e Apelit në Prishtinë vërtetoi pafajësinë e Shefqet Krasniqit, ish-imam i Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Ai është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës në muajin mars të këtij viti.
“Me anë të këtij aktgjykimi, Shefqet Krasniqi është liruar nga akuzat për veprat penale: shtytje për kryerjen e veprave terroriste, nxitje e urrejtjes, përçarje ose mosdurim kombëtar, racor fetar apo etnik, si dhe për veprën penale shmangie nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.
I njëjti sqaron se gjykata ka konstatuar se “aktgjykimi i atakuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale” dhe se “gjendja faktike është vërtetuar drejt dhe në mënyrë të plotë” dhe se “nuk ka shkelje të ligjit penal”.