Mediet amerikanë kanë publikuar sot një përmbledhje të disa fotove të cilat përcjellin momente të trishta nga rrënojat e Aleppos mes të cilava ka ende jetë.

“USA TODAY” ka sjellë disa pamje që tregojnë momentet e vështira që është duke përjetuar Aleppo dhe fëijët e mbetur atje, si dhe panoramën e gjendjes trishtuese në lagjet e Aleppos.

Fëmijët e plagosur, të vetmuar dhe të pastrehë, kanë rënë pre e shfrytëzimit nga rebelët për punë të rënda.